Shafrani i Indisë, në mjekësi konsiderohet si një ilaç Foto: Ilustrim

Shafrani i Indisë, në mjekësi konsiderohet si një ilaç

11 shkurt 2019 10:20

Shafrani i Indisë po konsiderohet si një ilaç në mjekësi.

Kjo bimë njihet mijëra vjet më parë në Indi, duke u përdorur përveçse si një erëz aromatike edhe si një bimë mjaft e efektive medicionale me përfitime të shumta shëndetësore.

Përbërja shafranit nga kurikumi, ka bërë që shkencëtaret ta krahasojnë kurikumin me medikamente anti- inflamatore, por pa efekte anësore, sidomos për luftimin e inflamacionit kronik, transmeton KosovaPress.

Shafrani i Indisë është vërtetuar që përmirëson funksionin e trurit, kujtesës, si dhe parandalon një numër të madh të çrregullimeve.

Ai gjithashtu ndihmon në shërimin e artritit, për të cilin kurikurumi është një kurë 100% natyrore anti-inflamatore.

Shafrani është gjithashtu shumë i mirë në përmirësimin e funksionimit të enëve të gjakut, duke penguar koagulimin e gjakut, si dhe duke përmirësuar presionin e gjakut.

Ai gjithashtu parandalon bakteret dhe parazitët në zorrë, parandalon plakjen si dhe shumë funksione të tjera të jashtëzakonshme.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme