Lifestyle

Për të qenë më efikas në punë - punoni një orë, pushoni 15 minuta

Foto: Ilustrim

Tetë orë në ditë është një mënyrë e vjetruar dhe joefikase e punës. Nëse dëshironi të jeni sa më produktiv, ju duhet të hiqni qafe reliktin dhe të gjeni një qasje të re.

“Një ditë biznesi prej tetë orësh u ngrit gjatë Revolucionit Industrial si një përpjekje për të zvogëluar numrin e orëve të punës për punëtorët e që ishin të detyruar për të punuar në fabrikë”, thotë Dr. Travis Bradberry në tekstin autorial në LinkedIn.

Një shpikje e tillë dramatike kishte një qasje njerëzore ndaj punës 200 vjet më parë, por kjo nuk është me rëndësi për ne sot.

“Ashtu si paraardhësit tanë, pritet që të punojmë 8 orë në ditë, duke punuar në blloqe të gjata kohore të vazhdueshme, me ose pa pushim. Për hir të Zotit, shumica e njerëzve punojnë edhe gjatë një pushimi për drekë”, shkruan Bradberry.

Sipas tij, kjo qasje e vjetruar në punë nuk na ndihmon, por na pengon të arrijmë progres, transmeton KosovaPress.

Ai thotë se pas çdo ore punë duhet pushuar 15 minuta për të qenë më të koncentruar dhe efikas në punë, sepse njerëzit në këtë mënyrë plotësojnë nevojën themelore të mendjes njerëzore: truri funksionon natyrshëm në valë të energjisë së lartë rreth një orë, ndjekur nga një rrymë e ulët energjie prej 15-20 minuta.