Lifestyle

Ushqimet që luftojnë plakjen

Një përbërës i gjetur te brokoli, lakra dhe avokado ngadalëson shenjat e plakjes fizike.

Tanimë shkencëtarët pohojnë se substanca e njohur si nicotinamide mononucleotide ose NMN, mund t’i bëjë njerëzit e moshuar të duken më të rinj dhe të shëndetshëm.

Eksperimentet treguan se minjtë e vjetër, të cilëve iu dha përbërësi, kishin një plakje fizike të reduktuar dhe metabolizëm të minjve më të rinj.

NMN reduktoi shenja tipike të plakjes përfshirë muskulin skeletal, funksionin e mëlçisë, densitetin e kockës, funksionin e syrit, sensitivitetin e insulinës, funksionimin imunitar, peshën trupore dhe nivelet e aktivitetit fizik.

Kur iu dha minjve më të vegjël, përbërja pati një ndikim shumë të papërfillshëm tek ta. Shëndeti njerëzor varet nga mënyra se si trupi prodhon dhe përdor energji, por teksa plakemi, aftësia e qelizave për të prodhuar energji bie.

Ndërkohë që shkencëtarët janë të pasigurt pse ndodh kjo, ata dyshojnë se humbja e rendimentit në furnizimit me energji të trupit është drejtuesi kryesor i procesit të plakjes dhe NMN mund të kompensojë humbjen e prodhimit të energjisë.