Lifestyle

Aksesorët e Njomza Ukës

Aksesorët dhe veshjet e krijuara nga duart e disenjatorës Njomza Uka, konsiderohen të jenë unike për stilin e modës së fëmijëve dhe të rriturve.

Gurët, kristalet dhe rruazat që i përdor në veprat e saj, Njomza Uka thotë të janë vështirë për t’i gjetur në tregun e modës në vend, por që ajo bën përpjekje t’i marrë nga shtetet fqinje.

Format e punimeve të disenjatorës nga Prishtina përmbajnë detaje unikale në vargun e punimeve me dorë, transmeton emisioni Express në KTV.

Për të realizuar një hallkë dore apo varëse të çelësave, Uka thotë se i nevojiten njëzet minuta për ta formësuar atë.

Shumëllojshmëria e ngjyrave i japin asaj ide për t’u propozuar klientëve aksesorë me dizajne të ndryshme.

Stilistja Uka, veprat e saj i promovon edhe përmes rrjeteve sociale.