Çfarë sekreti fshehin thonjtë për shëndetin

Çfarë sekreti fshehin thonjtë për shëndetin

12 January 2019 23:50

Thonjtë kanë një rëndësi të madhe si tregues të shëndeti tonë. Shpesh ne nuk e dimë se pamja e tyre ka një domethënie të veçantë për shëndetin.

Thonjtë e dorës janë shenja paralajmëruese për shumë detaje në lidhje me shëndetin tonë. Ne mendojmë se ato shtresa të thonjve të thatë mund të jenë më shumë sesa rezultat i larjes së enëve.

Deri tani, ndoshta e dimë që flokët apo lëkura mund të na tregojnë shumëçka për shëndetin tonë, por tani me këto argumente duhet ta besoni që edhe thonjtë flasin për gjendjen e shëndetit tuaj aktual.

Më poshtë do të lexoni disa detaje në lidhje me atë çfarë paralajmërojnë thonjtë për shëndetin.

Thonj të verdhë

Thonjtë që janë të verdhë ose të trashë mund të tregojnë një infeksion fungal. Është e vështirë të trajtoheni me ilaçe të zakonshme, kështu që ju duhet t’i drejtoheni një mjeku patjetër.

Vija të zeza

Nëse keni vënë re se keni vija të zeza në hapësirën e thonjve tuaj, kjo mund të tregojë se keni melanoma, dhe kjo nuk është diçka që duhet të kalojë pa u vënë re.

Thonj të plasaritur

Çarjet nëpër thonj ose gropat e vogla kanë lidhje me psoriasis, ndaj kini kujdes!

Vija të bardha

Linjat e bardha horizontale janë një tregues i përbashkët i sëmundjeve të veshkave, mungesë proteinash dhe anomalitë e mëlçisë.

Thonj të brishtë

Ne e dimë që thonjtë thyhen, por nëse ato ju thyhen mjaft lehtë dhe shpejtë, kjo mund të reflektojë probleme me tiroidet./living

Komentet

Shto koment

Të ngjashme