Lifestyle

Këshilla si ta mbani më gjatë aromën e parfumit

A keni menduar ndonjëherë pse aroma juaj e preferuar zbehet gjatë ditës? Shumicës kjo gjë nuk u pëlqen dhe duan që parfumi t’u qëndrojnë sa më gjatë.

Për këtë më poshtë u sjellim dy këshilla:

Ku duhet ta hidhni parfumin

Pikat strategjike ku të hidhni parfumin janë në duar, pas veshit, në bërryla, midis gjinjve. Kjo është për shkak se këto janë zonat më të nxehta të trupit. Si rezultat, aroma do të çlirohet nga nxehtësia, transmeton kosovapress.

Cili material mban aromën më shumë

Pëlhura me thurje të trashë natyrale si leshi janë më të mirat për të mbajtur dhe përcjellë aromën e parfumit.