Arsyeja kryesore që ëmbëlsirat kanë hyrë në treg

Cili është dallimi mes marcipanit dhe fondanit

23 December 2018 20:50
23:40

Është bërë trend që ëmbëlsirat të porositen me shije të ndryshme.

E ajo çka i veçon këto ëmbëlsira janë marcipani dhe fondani që i mbulojnë ato, transmeton emisioni Talk në KTV.

Ngjyra të ndryshme, figura, dhe dekorime bëhen nëpër ëmbëlsira ditëve të sotme. Por cili është adekuat e cili i dëmshëm mund ta kuptoni në videon më poshtë.

22:27

Pse s’duhet të rrezikoni që të blini ëmbëlsira të cilësisë së dobët

Jo të gjithë i kanë kushtet për të blerë ëmbëlsirë të cilësisë së lartë, por nuk duhet të rrezikoni për të blerë me cilësi të dobët.

Kjo për shkak të përgatitjes së tyre dhe të mungesës së vlerave ushqyese në to.

Më tepër preferohet që ato të përgatisni vet në shtëpi.

22:22

Raka: Nuk ka konkurrencë të mirëfilltë në Kosovë të tregut

Në emisionin Talk, sipërmarrësja Florentina Raka tregon se në Kosovë nuk ka konkurrencë të mirëfilltë dhe se tregu është mjaft i egër fatkeqësisht.

Pasi sipas saj, jo vetëm në ëmbëltore por edhe në furrë e burektore shërbehen ëmbëlsirat.

Derisa shprehet e shqetësuar për kualitetin që ato mund të kenë.

22:17

Sa zënë vend ëmbëlsirat integrale në menytë tona

Florentina Raka e Rudina Qoqaj thonë se pavarësisht vlerave ushqyese që mund të përmbajë një ëmbëlsirë integrale megjithatë kërkesat janë shumë të vogla për lloje të tilla.

Ato thonë se ndoshta nga mos informimi i duhur klientët fare pak kanë njohuri për ëmbëlsirat integrale, dhe s’janë të interesuara për to.

22:10

Pse është e rëndësishme mimika e klientit kur provon ëmbëlsirën

Sipërmarrëset Florentina Raka e Rudina Qoqaj thonë se mimika e klientit është jashtëzakonisht e rëndësishme kur provojnë një ëmbëlsirë për herë të parë.

Ato thonë se në bazë të shprehjes së fytyrës vlerësohet edhe puna e tyre nga ana e klientit, transmeton emisioni Talk në KTV.

Theksojnë se kur klienti është i kënaqur me ëmbëlsirën, është si me të falë krejt botën.

21:59

Çka duhet të përmbajë një ëmbëlsirë me vlera ushqyese

Në emisionin Talk me Kiki Rrahmanin tema e kësaj jave ishte të “ëmbëlsosh dikë”.

Në mesin e shumë gjërave të rëndësishme që u diskutua në emision ishte edhe ajo se sa kanë cilësi ëmbëlsirat që konsumojmë dhe sa janë të pajisura me vlera ushqyese.

Për këto mund ta shikoni videon më poshtë.

21:07

Djaloshi që jepte ëmbëlsira për një përqafim, si reaguan njerëzit

“Të ëmbëlsosh dikë” ishte tema e kësaj jave në emisionin Talk në KTV.

Me këtë rast është bërë edhe një eksperiment social në sheshet e Prishtinës, ku një djalë i vogël i luste kalimtarët për ëmbëlsira falas.

Në një ditë me borë Uvejsi, gjashtë vjeçar, kishte dalë në shesh për të shpërndarë 50 ëmbëlsira për kalimtarët e rastit të cilëve iu kërkonte në këmbim nga një përqafim.

Nga 39 kalimtarë të rastit 8 prej tyre u ndalën për të marrë ëmbëlsira nga Uvejsi. 16 e injoruan atë, e 15 prej tyre refuzuan të merrnin ëmbëlsira.

Se si reaguan njerëzit në raport me një 6 vjeçar që ndodhej i vetëm në shesh, dhe çfarë i thanë dhe sa prej tyre ishin të afërt e të shqetësuar për të mund ta ndiqni në videon më poshtë.

20:50

Arsyeja kryesore që ëmbëlsirat kanë hyrë në treg

Sipërmarrëset Florentina Raka e Rudina Qosja ishin mysafiret e emisionit të radhës në Talk të KTV-së.

Raka thotë se arsyeja kryesore që ëmbëlsira ka hyrë në treg është që përmes tyre të merren vlerat ushqyese, me sjellë ndryshim në punë, në shërbim dhe marrëdhëniet me klientin.

Ndërsa sipas Rudina Qosjës arsyeja kryesore është që me sjell risi, dhe shije të reja.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme