Njerëzit që vuajnë nga alergjia, vuajnë më pak nga kanceri se të tjerët

Njerëzit që vuajnë nga alergjia, vuajnë më pak nga kanceri se të tjerët

11 November 2018 19:27

Reaksioni alergjik nënkupton ndjenjën e pakëndshme, e cila te disa individë manifestohet më shpesh në formën e kruajtjes, teshtimës, ethe dhe kruajtjes në sy. Mund të jetë edhe kërcënuese për jetën, nëse përfshin rrugët e frymëmarrjes.

Megjithatë, ka një lajm të mirë për njerëzit që vuajnë nga alergjitë. Një teori shumë interesante tregon se një alergji mund ta mbrojë personin nga sëmundjet malinje.

Njerëzit që vuajnë nga alergjia, vuajnë më pak nga kanceri se njerëzit e tjerë. Susan Wassermann, specialiste për alergji në Hamilton, Kanada, konsideron se pacientët me astmë bronkiale janë më të mbrojtur nga prania e sëmundjes malinje se sa popullata e përgjithshme. Ajo mendon se alergjitë dhe malinjet janë anët e kundërta të spektrit që lidhet me sistemin tonë imunitar.

Alergjia ndodh kur sistemi imunitar është hiperaktiv, ndërsa sëmundja malinje ndodh kur sistemi imunitar është dobësuar. Është shumë e mundur që njerëzit me sistem imunitar hiperaktiv nuk janë të prekshëm ndaj kancerit.

Natyrisht, kërkohen shumë kërkime në këtë fushë derisa të marrim përgjigjen përfundimtare.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme