Lifestyle

Sa shqetësues është urinimi i shpeshtë

Keni dëgjuar që urinimi i shpeshtë nuk është një tregues i gjendjes së mirë shëndetësore.

Kësaj radhe do shohim anën mjekësore të urinimit të shpeshtë, gjithashtu edhe të urinimit të rrallë.

Nëse ndodh që të shkoni më shpesh në tualet se zakonisht dhe keni dhembje ose djegie kur urinoni, mund të keni infeksion të fshikëzës, siç është infeksioni i traktit urinar, që është e zakonshme te gratë e reja.

Duhet të shihni doktorin nëse rrjedhja e urinimit ka ndryshuar, keni parë se keni gjak në urinë, keni nevojë për shtyrje gjatë urinimit ose nëse duhet të urinoni disa herë brenda natë.

Për ju të cilët nuk urinoni shpesh- ndalojeni sa më parë këtë. Duke mbajtur urinën, në fakt mund t’i dëmtoni muskujt e fshikëzës, duke bërë  që të mos të mund të lironi të gjithë sasinë e urinës.

Për më tepër, mos urinimi mund të rrisë rrezikun e infeksionit pasi që urina ka shumë bakterie që mund të shumohen kur mbahen në fshikëz në mënyrë rutinore për periudha të gjata kohore. Rekomandohet që t’i shmangeni mbajtjes së urinës për më shumë se katër orë në ditë .

Natën njeriu ka një një hormon që mbyll veshkat, të cilat prodhojnë urinë.