Lifestyle

Njerëzit më të dashur kanë pak kursime e shumë borxhe

Descriptive Text

Njerëzit e dashur, të këndshëm kanë më pak kursime, borxh më shumë, vonohen më shpesh me shlyerjen e kredisë dhe kanë më shumë gjasa të përjetojnë falimentimin.

Kjo u zbulua nga një studim i kryer në Shkollën e Biznesit të Kolumbias, që lidh karakteristikat e njerëzve të caktuar me të dhënat mbi financat e tyre.

Autorja e studimit Sandra Metz, eksperte për informatikë nga New Yorku, në bashkëpunim me homologun e saj britanik Joe Gladstone, përdorën një kombinim të pyetësorëve dhe të dhënave bankare të të anketuarve.

Në këtë mënyrë, ata kanë gjetur se njerëzit që arrijnë rezultate më të mira në testet e personalitetit gjithashtu kanë një shans më të madh për të pasur vështirësi financiare, sidomos ata me të ardhura të ulëta, transmeton ksp.

Studiuesit po ashtu kanë analizuar të dhënat personale të miliona njerëzve në SHBA dhe Britaninë e Madhe, me numrin e atyre që nuk mund të paguajnë borxhet e tyre. Ata rivendosën lidhjen midis mirësisë dhe problemeve financiare.

Metz beson se arsyeja për këtë marrëdhënie është se njerëzit e tillë kanë më shumë gjasa për të përdorur një kartë ose i japin hua dikujt edhe kur nuk janë në gjendje ta përballojnë. Pyetja që mund të paraqitet pas kësaj: Çfarë duhet bërë që njerëzit e tillë të merren më me zgjuarsi ndaj këtij problemi?

“Njëra nga mënyrat që dikush t’i bindë ata kur është fjala për para, është që të mos kujdesen vetëm për veten, por edhe për familjet e tyre. Ne kujdesemi për njerëzit që duam, por edhe mungesa e parave dhe borxhet jo vetëm që do të na prekin neve, por të gjithë njerëzit që ne i duam”, tha Metz. Ajo gjithashtu sqaron problemin e pagesës së faturave.

“Kjo është, në fakt, një çështje e marrëveshjes. Pagesa duhet të bëhet në mënyrë proporcionale. Kjo marrëdhënie në familje bën qëndrim të drejtë, pasi nuk është një rrugë me një drejtim”, pohon Metz.

Duke gjykuar nga kjo, njerëzit e dashur dhe të dhembshur duhet të mësojnë si të merren me veten në situata të pakëndshme.