Lifestyle

Kremi i hudhrës mund të kurojë këto sëmundje

Tashmë dihet gjerësisht që hudhra shërben si një antibiotik natyral për shëndetin e njeriut.

Përdorimi i saj është i efektshëm për një sërë sëmundjesh, por aroma e hudhrës është e padëshirueshme për njerëz të cilat janë tepër të ndjeshëm ndaj aromave.

Pas shumë përpjekjesh është e vështirë që të hiqet aroma e hudhrës pas konsumimit edhe pse pafundësi mitesh ekzistojnë. Pavarësisht aromës ajo duhet konsumuar çdo ditë pasi ndihmon në shkatërrimin e baktereve dhe bën që virozat mos të ndikojnë në sistemin tonë imunitar.

Por pavarësisht se hudhra konsumohet, ajo mund të bëhet edhe kremë.

Çfarë nevojitet për përgatitjen e kremës së hudhrës?

2 ose 3 thelbinj hudhër

Një napë pambuku të pastër,

Ujë të ngrohtë

Vaj ulliri

Përgatitja

Shtypni thelpinjtë e hudhrës deri sa të përfitoni një masë të lëngshme e të butë. Hapni napën e madhe prej pambuku dhe paloseni në dy shtresa.

Vendosini hudhrat e shtypura në mes të napës dhe mbështilleni atë në formën e një byreku trekëndor ose drejtkëndor. Më pas napën me hudhër vendoseni në tasin e mbushur me ujë të ngrohtë dhe mbajeni për disa sekonda. Shtrydheni ujin e tepërt.

Para përdorimit të pomadës në napë (që zakonisht vendoset në shputën e këmbëve ose në kraharor) lyejeni zonën me pak vaj ulliri për ta mbrojtur lëkurën nga një irritim i mundshëm.

Për çfarë përdoret krema e hudhrës?

Kjo kremë përdoret kundër shumë sëmundjeve, sidomos kur prekeni nga gripi ose e ftohura. Një sasi e vogël e saj mund të përdoret edhe në plagët e lëkurës ose pranë veshit kur keni infeksion.

Ajo rekomandohet të vendoset në zonat specifike të trupit që janë të prekura nga infeksioni.

Për shembull, nëse keni kollë dhe bllokim të rrugëve të frymëmarrjes, kremën e vendosur në napë mund ta mbani në kraharor. Napa me kremë duhet mbajtur në lëkurë për 2 minuta dhe më pas duhet zhvendosur ose aplikuar sërish më vonë.

Nëse keni mundësi ta zhvendosni, mund ta mbani napën për 2 minuta në kraharor, më pas në këmbë dhe më pas në shpinë. Në rastin e fëmijëve, napa me kremë nuk duhet mbajtur më shumë se 60 sekonda.

Për ripërdorimin e saj, mjafton ta fusni sërish në ujë të ngrohtë. Nëse e vendosni në shputën e këmbës, këshillohet që të përdorni një fashë që ajo të mos lëvizë.

Kujdes!

Hudhra mund të shkaktojë irritim të lëkurës.

Nëse vëreni acarim të saj pas vendosjes së kremës, hiqeni napën menjëherë./ AgroWeb.org