Lifestyle

Lëkura e ndien dritën për të na mbrojtur nga dielli

Nëse i ekspozoheni diellit, sytë tuaj nuk janë të vetmit që do të ndiejnë dritën. Lëkura juaj ka fotoreceptorë të ngjashëm si ata në retinë, duke mundësuar kështu krijimin e mbrojtjes së menjëhershme nga rrezatimi i dëmshëm ultravjollcë.

Lëkura errësohet sepse prodhon melaninë, pigmentin i cili mbron ADN-në nga rrezet e rrezikshme UV. Tashmë dihet që një pjesë e rrezeve UV (saktësisht rrezet UVB) nxisin prodhimin e melaninës disa ditë pas ekspozimit në diell, si reaksion ndaj ADN-së së dëmtuar në lëkurë. Por, pjesa tjetër e rrezatimit (rrezet UVA) shkakton prodhimin e pigmentit në afat prej disa minutash, transmeton Koha.net.

Elena Oancea dhe kolegët e saj nga Universiteti Brown mendojnë që e dinë përgjigjen pse është kështu. Ata kanë analizuar gjenet e theksuara në melanocite, qelizat përgjegjëse për prodhimin e melaninës, dhe kanë zbuluar se si qelizat prodhojnë po ashtu edhe rodopsin, komponimin kimik të ndjeshëm në dritë që mund ta gjejmë në retinë.

Kur ekipi i shkencëtarëve ka ndriçuar melanocitet me rrezet UVA, kanë vënë re shtim në prodhimin e melaninës. Ndërsa interesante është se si në afat prej 24 orësh është rritur për pesë herë prodhimi i pigmentit. Por nëse kanë larguar gjenin përgjegjës për krijimin e rodopsinës në melanociteve, kanë bllokuar reaksionin momental në rrezet UVA.

Sipas shkencëtarëve, rrezitja momentale por e vogël mund të ndihmojë lëkurën nga dëmtimi i hershëm i ADN-së.

Por, Rick Sturm nga Universiteti Queensland nga Brisbane nuk është i bindur që ekspozomi i lehtë i ofron lëkurës shumë mbrojte nga dëmtimi. “Rrezitja momentale nuk mbron nga UV-djegiet e induktuara apo dëmtimet e ADN-së”.