Lifestyle

Zbardhni dhëmbët me sodë të bukës

Kur është fjala për dhëmbë të bardhë, kjo është një dëshirë që ndajmë të gjithë.

Me pak mund ta arrini atë, edhe në kushte shtëpie e pa shumë telashe.

Një nga mënyrat më të preferuar për zbardhjen e dhëmbëve është larja e tyre me sodë të bukës, përcjell KosovaPress. Soda e bukës krijon alkaline në gojën tuaj, gjë e cila parandalon rritjen si dhe zhvillimin e baktereve.

Nuk ka asnjë mënyrë që t’i zbardhi dhëmbët shpejt apo brenda natës, mirëpo me këtë veprim do të vëreni dallim në dhëmbët tuaj me kalimin e kohës. Shkenca ende nuk e ka vërtetuar se soda e bukës zbardh dhëmbët, mirëpo shumë studime tregojnë se pastat e dhëmbëve me sodë të bukës kanë një rëndësi të madhe për zbardhjen e dhëmbëve.

Një studim ka gjetur se pasta që përmban sodë të bukës është shumë më efikase në largimin e shenjave të verdha nga dhëmbët, krahasuar me pastat standarde pa sodë të bukës.