Lifestyle

Pesë mënyra të thjeshta për të mposhtur depresionin

Depresioni është gjithmonë një subjekt me aspekte si biologjike, ashtu edhe psikosociale.

Predispozita biologjike natyrisht që ka rëndësi, por po aq e rëndësishme është edhe mënyra e jetesës, puna, familja. Kjo do të thotë që faktorët e jashtëm që ndikojnë janë të shumtë, si krizat financiare, pasiguria në të gjitha pikëpamjet, ritmi i punës dhe stresi.

Depresioni përfshin një spektër të madh të sindromave klinike dhe simptomash të ndryshme, transmeton KosovaPress.

Shenjat që tregojnë depresion:

Lodhje

Ndjenja e mungesës së shpresës

Mungesa e kënaqësisë

Nervozizëm

Pagjumësi

Pikëllim

Përqendrimi i dobët

Depresioni duhet të merret seriozisht dhe të trajtohet me kohë. Ju mund të përpiqeni ta mposhtni në mënyrë krejtësisht të natyrshme. Ushqime që ndikojnë në rritjen e hormoneve të lumturisë serotonin janë: çokollata e zezë, kosi, djathi, arrat, vaji i peshkut fara liri.