Shenjat që zbulojnë sëmundjen e veshkave

Shenjat që zbulojnë sëmundjen e veshkave

16 shtator 2018 19:03

Zakonet moderne që nënkupton një konsum të tepërt kripe, pije të gazuara, obeziteti, tensioni i lartë i gjakut dhe diabeti përfundimisht shkakton sëmundjen, së bashku me një predispozitë gjenetike dhe një inflamacion të përsëritur që mund të përkeqësojë problemin.

Pa një veshkë nuk është e mundur të jetosh, pasi kontrollon sasinë e ujit në trup nga përbërja elektrolit dhe aciditeti i lëngjeve të trupit ose organizmave.

Duke kontrolluar sasinë e elektroliteve sidomos sodiumit, ujit të trupit dhe rregullimin e tensionit të enëve të gjakut, veshkat shërbejnë si një organ kyç për rregullimin e presionit arterial, transmeton ksp.

Veç kësaj, veshkat përdoren edhe për kontrollimin e metabolizmit të vitaminës D, e cila është e rëndësishme për ruajtjen e kockave dhe hormonit eritropoietinë, i cili prodhohet në veshka dhe mbikëqyrë prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut.

Sëmundjet e veshkave janë shpesh të heshtura dhe zhvillohen ngadalë, deri në fazat e mëvonshme të dëmtimit të funksionit të tyre.

Këto 10 simptoma janë treguesit më të zakonshëm të një problemi dhe nëse vini re tre ose më shumë shenja me vete, sigurohuni që të vizitoni mjekun tuaj:

Vështirësi dhe dhimbje gjatë urinimit

Gjak në urinë

Ënjtje

Qarqet e errëta nën sy

Kruajtja e lëkurës dhe skuqje

Shije metalike në gojë

Të përziera dhe të vjella

Ndjeheni të ftohtë

Lodhje

Dhimbjet e përsëritura në shpinë.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme