Lifestyle

Një dietë e ekuilibruar për të ruajtur burimet e ujit

Për të ruajtur burimet e ujit të planetit, nuk është e nevojshme të merren masa drakoniane, mjafton që të hani në mënyrë të ekuilibruar, duke përdorur më pak mish dhe yndyra, sipas një studimi të publikuar sot në revistën “Nature Sustainability”.

“Kalimi në një dietë të shëndetshme nuk është e dobishme vetëm për shëndetin e njeriut, por mundëson gjithashtu që të kursehet shumë uji”, shpjegon Davy Vanham, i Qendrës së Përgjithshme të Kërkimit (JRC) të Komunitetit Evropian në Ispra (veri të Italisë).

Davy Vanham dhe kolegët e tij kanë studiuar të ushqyerin dhe impaktin mbi konsumin e ujit në 43 786 komuna në Britani të Madhe, Francë dhe Gjermani.

Vërejtja e parë është që individët konsumojnë shumë sheqer, vajra, yndyrna, mish të kuq, qumësht dhe djathë, por jo mjaftueshëm perime dhe fruta.

Sipas studiuesve kjo ushqyerje e paekuilibruar, kërkon shumë uji. Sipas përllogaritjeve kjo lloj diete kërkon që një person të pijë 3,3 deri në 5,1 litra uji në ditë.

Por nëse personat do të ndjekin rekomandimet zyrtare për shëndetin në aspektin e ushqimit si ato të OBSH-së (Organizata Botërore e Shëndetësisë), këto konsume të ujit do të binin me 19-35%.

Konkretisht duhet të hahen të paktën pesë fruta dhe perime në ditë, tre nënprodukte qumështi, produkte me përmbajtje amidoni në çdo vakt si dhe bishtajat dhe drithëra, proteinat me prejardhje nga kafshët një ose dy herë në ditë, të limitohen yndyrat, produktet e ëmbla dhe të kripura, si dhe të limitohet me 500 gramë në javë konsumimi i mishit, me përjashtim të shpendëve.

Madje sipas studiuesve një dietë vegjetariane e ekuilibruar do të mundësonte që të binte konsumi i ujit me 35-55%.