Lifestyle

Sipas teknikës së re plagët mund të shërohen duke rigjeneruar lëkurën ngjashëm sikurse Wolverine

Mitiku Wolverine nuk është më i vetmi që di si të shërojë plagët duke rigjeneruar lëkurën.

Në fakt këtë superfuqi, thelbësore në shumë revista dhe filma fantashkencorë, ia ka vjedhur një teknikë e re e mjekësisë rigjeneruese, që rinovon qelizat e pranishme në plagë duke i transformuar në një lëkurë të re të shëndetshme.

Rezultatet e para pozitive, të arritura me eksperimentet tek minjtë, rrisin shpresat që në të ardhmen kjo teknikë të mund të bëhet një armë për të luftuar plakjen dhe tumoret e lëkurës, përveç se të përfaqësojnë një alternativë ndaj kirurgjisë plastike në rast të djegieve të rënda, plagëve të dekubituseve dhe ulçërat nga diabeti, sipas një studimi të publikuar në revistën “Nature” nga studiuesit e “Salk Institute La Jolla”, në Kaliforni, shkruan atsh.

“Këto rezultate përfaqësojnë një provë në parim të mundësisë për të rigjeneruar për së gjalli një copë të tërë me tre dimensione sikurse është lëkura dhe jo vetëm lloje unike qelizash sikurse ndodhte në të kaluarën”, shpjegon koordinatori i studimit, Juan Carlos Izpisua Belmonte.

“Kjo mund të jetë e dobishme jo vetëm për të rritur kapacitetet riparuese të lëkurës, por edhe për të përpunuar strategji rigjeneruese në situata të ndryshme patologjike tek njeriu, si gjatë plakjes, fazë në të cilën riparimi i lëkurës është shumë i ngadaltë”, theksoi ai.