Lifestyle

Mushkonjat prijnë për nga numri i shkaktimit të vdekjeve në njerëz

Numri i sëmundjeve që shkaktojnë vdekjen e njeriut po shtohen dita-ditës, por një hov të tillë po e merr edhe numri i personave që vdesin nga sulmi i kafshëve dhe insekteve të ndryshme.

Disa prej këtyre gjallesave që shkaktojnë më së shumti vdekje brenda një viti, ndonëse nuk llogariten të jenë kafshët më të rrezikshme janë mushkonjat, gjarpërinjtë, qentë, krokodilët, rinoqerontët e shumë të tjera.

Mushkonjat janë ato që zënë vendin e parë në këtë listë. Mund edhe të mos e keni menduar por rreth 725 mijë njerëz vdesin çdo vit nga pickimi i tyre.

Kjo ndodh sepse mushkonjat nga lëvizja në vende të ndryshme marrin edhe infeksione me vete dhe i bartin ato në trupin e njeriut pas pickimit.