Lifestyle

Tendencat për modelin e flokëve për sezonin e vjeshtës

Shumë vajza pëlqejnë që me ndërrimin e stinëve të ndërrojnë edhe modelin e flokëve. Në përgjithësi, tendencat e këtij sezoni anojnë nga prerjet e flokëve mbi supe. Kështu modele si “long bob”, “pixie cut” dhe “smag” tashmë janë një kult në këtë fushë dhe vazhdojnë të jenë në trend.

Nëse edhe ju bëni pjesë te ky grup vajzash dhe nuk po e ndani dot mendjen për prerjen e vjeshtës, revista e njohur “Vogue” ju sugjeron të frymëzoheni nga prerjet që disa nga personazhet e njohura në botë kanë zgjedhur për flokët e tyre.

Gjatësi deri te supet dhe baluke shumë të shkurtra, kështu na bën me dije Emma Watson. Ndërsa, Tessa Thompson na bën të besojmë që kaçurreleve nuk u shkojnë flokët e shkurtër.

Ondet e plazhit nuk dalin kurrë nga moda dhe këtë sjell, Georgia May Jagger.

Alison Brie paraqitet me një gjatësi mbi supet dhe flokë të ndara në mes, model ky më in i sezonit. E për ato që kanë guxim t’i mbajnë flokët edhe më të shkurtra, mund të frymëzohen nga Christina Ricci dhe Kim Kardashian. Bryce Dallas Howard paraqitet me balluke të dendura.

Ciara duket bukur me kaçurrelat me volum e Kristen Bell me modelin më të përhapur këto kohë, flokë të drejtë dhe të ndara në mes.

Edhe për ato që i kanë flokët të hollë, por i adhurojnë flokët e shkurtra, ja një zgjidhje e prezantuar nga bukuroshja ruse, Irina Shayk.