Lifestyle

Foshnjat në karroca më të ekspozuar ndaj ajrit të ndotur

Descriptive Text

Foshnjat dhe fëmijët e vegjël në karroca të fëmijëve mund të jenë të ekspozuar ndaj ndotjes së ajrit rreth 60% më shumë se të rriturit.

Ekspertët thonë se fëmijët janë më te ekspozuar sepse janë më afër tokës dhe tubave shkarkues. Po ashtu ekziston rrezik më i lartë edhe për sëmundjet që vinë nga ajri i ndotur për shkak se trupi i tyre është i vogël dhe ende në zhvillim, raporton BBC, përcjell kp.

Autorët sygjerojnë që të shmangen rrugët e ngarkuara dhe të përdoren mbulesa të karrocave për të zvogëluar ekspozimin ndaj ajrit të ndotur.

Hulumtuesit e Universitetit të Surrey-t në Britani, kanë gjetur se shkalla e frymëmarrjes së fëmijëve në karroca ka qenë mbi mesataren.

Për shkak se nivelet e ndotjes së ajrit janë më të larta në një metër lartësi nga niveli i tokës, fëmijët janë më të ekspozuar ndaj ndotjes, më të rrezikuar se të rritur, sipas këtij studimi.