Gratë me mbipeshë 6 herë më shumë gjasa të lindin fëmijët me autizëm

Gratë me mbipeshë 6 herë më shumë gjasa të lindin fëmijët me autizëm

12 gusht 2018 21:34

Gratë shtatzëna me mbipeshë dhe diabet mund të kenë më shumë gjasa që të kenë fëmijë me autizëm, ADHD dhe çrregullime të tjera psikiatrike, sugjeron një studim i ri.

Këto çrregullime mund të shkaktohen nga një kombinim i predispozicionit gjenetik dhe faktorëve të mjedisit, duke përfshirë shëndetin e nënës dhe zakonet dietike, ndërsa ajo është shtatzënë, transmeton kp.

Në SHBA, më shumë se gjysma e grave shtatzëna janë me mbipeshë, duke i vënë ato në rrezik nga diabeti.

Sipas studimit të ri suedez, madje edhe pa diabet, nënat me mbipeshë kishin 67 për qind më shumë gjasa të kenë fëmijë me çrregullime humori dhe stresi sesa gratë që mbanin një peshë të shëndetshme gjatë shtatzënisë.

Me diabet ekzistues, nënat me mbipeshë kishin gjashtë herë më shumë gjasa sesa gratë e tjera për të pasur fëmijë me ADHD, çështje të sjelljes ose autizëm. Këta fëmijë kishin gjithashtu më shumë se katër herë gjasa të kenë çrregullime emocionale.

Mbipesha e nënës rrezikon atë dhe fëmijën e saj në disa mënyra gjatë shtatzënisë, megjithatë epidemia e mbipeshës vazhdon të ndikojë në shumicën e grave shtatzëna amerikane.

Kjo ngre rreziqet që ajo do të zhvillojë diabet, presionin e lartë të gjakut dhe të abortojë.

Tani, hulumtuesit kanë zbuluar një rrezik tjetër që mund të ndjekë fëmijën e saj gjatë gjithë jetës së saj.

"Ne gjetëm rreziqe të dukshme vetëm për nënat me obezitet dhe diabet të trajtuar me insulinë, kur ato mbetën shtatzënë”, tha Catharina Lavebratt, studiuese në Spitalin Universitar Karolinska në Suedi.

"Diabeti me fillimin gjatë shtatzënisë nuk nënkuptonte ndonjë efekt të dukshëm në rrezikun për çrregullime psikiatrike tek fëmijët," shtoi ajo.

Ndërsa rreziku absolut i këtyre problemeve ishte i ulët - për shembull, më pak se një për qind e fëmijëve kishin autizëm ose ADHD - rezultatet ofrojnë dëshmi të reja se ndikimi i kombinuar i obezitetit dhe diabetit në pasardhës mund të jetë më i keq sesa vetë gjendja, shkruajnë autorët e studimit.

Hulumtuesit e studimit ekzaminuan të dhënat e 650.000 lindjeve në Finlandë midis viteve 2004-2014. Ata ndoqën fëmijët nga lindja deri në fund të studimit, deri në moshën 11-vjeç në disa raste.

Në përgjithësi, pothuajse 35.000 fëmijë, ose rreth 5.4 për qind, u diagnostikuan me një çrregullim psikiatrik gjatë periudhës së studimit. Në total u përfshinë vonesat zhvillimore në gjëra të tilla si aftësitë e të folurit dhe motorike, përveç kushteve si autizmi, çrregullimet e sjelljes ose ADHD.

Nënat obeze kishin 69 për qind më shumë gjasa se gratë me peshë normale të kenë fëmijë me çrregullime neuro-zhvillimeve dhe 88 për qind kanë më shumë gjasa që të kenë fëmijë me çrregullim të vëmendjes/hiperaktivitet (ADHD) ose probleme të sjelljes.

Ndryshe, studimi nuk ishte i dizajnuar për të vërtetuar nëse mbipesha ose diabeti, ose në kombinim mund t'i bëjnë gratë më të prira për të pasur fëmijë me probleme psikiatrike.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme