Mashtrojeni trurin dhe do të flini më lehtë me gjashtë truqe të thjeshta

Mashtrojeni trurin dhe do të flini më lehtë me gjashtë truqe të thjeshta

09 gusht 2018 21:59

Pasi që shtriheni në shtrat, mos mendoni në atë që duhet të flini, sepse kjo vetëm do t’ju shkaktojë tension. Pasi që ndaleni së përpjekuri, do ta keni shumë më të lehtë të flini.

Gjumi i keq dobëson imunitetin, nxit mbamendje të keqe, ndërsa njerëzit që nuk kanë fjetur mirë, koncentrohen më vështirë. Sa më të moshuar që jemi, gjumi është më i keq, ndërsa pagjumësia afatgjatë mund të shkaktojë edhe depresion dhe ndjenjën e lodhjes. Pas moshës 65-vjeçare nga pagjumësia vuajnë rreth 40 për qind e njerëzve, kanë treguar hulumtimet.

“Një nga teknikat më efikase për shërimin e pagjumësisë është terapia e kontrollit të stimujve, ndërsa përbëhet nga gjashtë hapa të thjeshtë”, – pohon prof. Richard R. Bootzin, nga Universiteti në Arizona.

Metoda e përmendur bazohet në idenë që truri lidh stimujt nga mjedisi me mendimet dhe sjelljen. Me fjalë tjera, nëse në shtrat shikoni televizor ose lexoni, truri shkuarjen në shtrat do ta lidhë me atë aktivitet, por jo me gjumë.

Kështu, terapia vepron ashtu që forconi asocimin në mes shtratit dhe gjumit, përkatësisht që në shtrat të mos bëni asgjë tjetër përveç se të flini. Përjashtimi i vetëm është seksi – atëherë teknikën prej gjashtë hapash duhet ta vazhdoni më vonë, kur doni të shkoni në gjumë.

Këshillat ideale për gjumë

Temperatura në dhomën e gjumit duhet të jetë disa gradë më e ulët se sa në hapësirat tjera në të cilat qëndroni gjatë ditës.

E rëndësishme është të gjendet shkaku

Stresi, ndryshimi i mjedisit ose ilaçet mund të shkaktojnë të ashtuquajturën pagjumësi kalimtare ose të përkohshme. Prandaj pyeteni mjekun nëse ilaçi i përshkruar shkakton pagjumësinë.

Si të flini më lehtë

• Shtrihuni në shtrat dhe tentoni të flini vetëm kur jeni shumë të përgjumur.

• Le t’ju shërbejë shtrati vetëm për gjumë. Në të kundërtën mund të krijoni asocime të gabueshme.

• Nëse nuk flini për dhjetë minuta, zgjohuni dhe qëndroni të zgjuar sa të dëshironi dhe kthehuni më vonë dhe provoni përsëri,

• Nëse nuk mund të flini ende, përsëriteni hapin e tretë. Qëllimi është të lidhet shtrati me hyrjen e shpejtë në gjumë.

• Alarmin kurdiseni çdo mëngjes në kohën e njëjtë, pavarësisht asaj sa keni fjetur. Trupi do të mbajë mend ritmin e vazhdueshëm të zgjimit.

• Mos flini gjatë ditës.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme