Vrapimi për 10 minuta në ditë ul rrezikun për sëmundjet e zemrës

Vrapimi për 10 minuta në ditë ul rrezikun për sëmundjet e zemrës

09 gusht 2018 18:23

Vrapimi për vetëm 10 minuta në ditë mund të ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës për të rriturit e moshës mbi 60-vjeç me 6 për qind, tregon një studim i ri.

Studiuesit thonë se vrapimi i moderuar ulë biomarkuesit në gjak që tregonin inflamacion, mpiksjen e gjakut dhe kolesterolin - të gjitha këto ngrenë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.

Kjo u gjet të jetë veçanërisht e vërtetë për gratë. Vrapimi ul rrezikun e tyre gati dy herë më shumë se meshkujt, transmeton KP.

Ekipi thotë se studimi i tyre, i udhëhequr nga Universiteti i Bristolit, tregon se çelësi për zvogëlimin e rrezikut të sëmundjeve të zemrës - vrasësi numër një në çdo vend duke përfshirë SHBA - është përmirësimi i funksionit të enëve të gjakut.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme