Lifestyle

Vitamina D e rrit libidon tek meshkujt, sepse e stimulon prodhimin e testosteronit

Njerëzit më të lumtur janë ata që kanë mundësinë ta shijojnë diellin për pjesën më të madhe të vitit, prandaj australianët janë në krye të kësaj liste.

Nëse nuk jetoni në një vend të tillë, atëherë keni nevojë për një pushim më të gjatë vjetor për ta kompensuar mungesën e vitaminës D e cila është çelësi për shëndetin, por edhe për jetën seksuale, transmeton koha.net.

Seksologia Aky Dilks tha se kjo vitaminë e stimulon prodhimin e testosteronit i cili është më përgjegjësi për nxitje seksuale, ndërsa dielli është faktor kyç për marrjen e vitaminës D.

Mungesa e vitaminës D e redukton estrogjenin tek femrat, dhe me këtë edhe dëshirën për marrëdhënie seksuale. Estrogjeni gjithashtu i mban të fortë muskujt vaginale.

"Hulumtimet kanë treguar se njerëzit që vuajnë nga mungesa e dëshirës seksuale duhet t’i kalojnë 30 minuta në diell çdo ditë për 14 ditë për ta rritur praninë e vitaminës D, dhe me këtë edhe dëshirën për seks", tha Dilks.

Nëse nuk keni mundësi të qëndroni në diell, atëherë duhet të merrni suplemente të kësaj vitamine.