Lifestyle

Mosha kur njerëzit janë më të prirë për të tradhtuar partnerin

Nuk është e lehtë të zbulosh se je tradhtuar, andaj është e kuptueshme pse njerëzit kërkojnë prova që të kapin partnerin në vepër.

Kohët e fundit, shkencëtarët kanë zbuluar diçka që mund të ndihmojë këdo që dyshon në besnikërinë e partnerit. Në një moshë të caktuar, gjasat e tradhtisë rriten me shpejtësi, transmeton KosovaPress.

Shkencëtarët kanë gjetur se nëse dikush është 39 vjeç, ai është më i prirë të tradhtojë. E njëjta vlen edhe për 29-vjeçarët dhe 49-vjeçarët. Shkencëtarët shpjegojnë se njerëzit janë më të prirë ndaj sjelljes ekstreme kur afrohen me një ditëlindje "të rrumbullakët", ditën kur një dekadë është përmbyllur.

Kjo teori mbështetet nga gjashtë studime të tjera të kryera nga dy shkencëtarë nga Universiteti i Nju Jorkut dhe Kalifornisë.

Ata mblodhën të dhëna nga platformat e takimeve online dhe anketave me njerëz të moshave "të dyshimta".