Lifestyle

Shumica e vozitësve nuk besojnë se shkrimi gjatë ngasjes është i rrezikshëm

Njerëzit të cilët shkruajnë mesazhe gjatë ngasjes kanë gjashtë herë më shumë të ngjarë të përfshihen në ndonjë aksident trafiku.

Për ta luftuar këtë problem, gjithnjë e më shumë shtete po i miratojnë ligjet e komunikacionit që kërkojnë nga njerëzit të përdorin pajisje pa duar në automjete, shkruan sot “Koha Ditore”. Megjithatë, një studim i ri tregon se shumë shoferë ende janë të gatshëm të rrezikojnë, pasi që 'frika nga të qenit të mosinformuar' dhe anksioza e ndarjes i pengon ata ta respektojnë ligjin.

Studimi, i publikuar në Risk Analysis: An International Journal, zbulon se shumë shoferë nuk e perceptojnë shkruarjen e mesazheve dhe ngasjen si të rrezikshme në disa skenarë të ngasjes.

Në SHBA, përdorimi i telefonit mobil ka qenë faktor në një të katërtën e të gjitha aksidenteve me automjete. Megjithatë, rreziqet e aksidenteve ndryshojnë në bazë të llojit të detyrës që kryhet dhe shkallës së kërkesave kognitive dhe fizike të detyrës ndaj shoferit.

Biseda në një pajisje mobile e rrit rrezikun e aksidentit për 2.2 herë ndërsa shkruarja e mesazheve e rrit rrezikun për 6.1 herë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)