Lifestyle

Si ndryshoi jeta e një personi pasi u largua nga rrjetet sociale

Shtatë vjet prejse i lutesha nënës për leje që të hapja një Facebook, tentova dhe dështova mijëra herë që të zvogëloja përdorimin e rrjeteve sociale, thotë Gina Van Thomme, që e ka shkruar këtë artikull për Huffingtonpost.

Fshiva aplikacionet nga telefoni, krijoja sfida për veten se sa gjatë mund të qëndroja pa postuar, madje fshiva edhe llogarinë.

Këto lëvizje kurrë nuk kanë funksionuar. Si mund të funksionin? Mediat sociale për mua funksionin si libër, ditar, gazetë, fotoalbum, si ekip i marrëdhënieve me publikun dhe si shkrimtare e lirë, transmeton Koha.net. Madje, ishte bazë e disa prej lidhjeve të mia. Ama, nuk mund t’i humbisja të gjitha.

Por ajo që filloi si mënyrë e pafajshme për adoleshencën time që të lidhesha me shoqërinë e largët dhe familjen ngadalë filloi të shndërrohej në një obsesion që një 22-vjeçare si unë nuk mund ta shkundte. Gjëja e parë që e bëja çdo mëngjes ishte të kontrolloja Instagramin, Twitterin, Facebookun dhe Snapchatin. Që në mëngjes hyja në ciklin “kontrollo, përditëso, përsërite veprimin” derisa më zinte gjumi.

Isha aq e përfshirë në jetën e njerëzve tjerë sa harrova të jetoja jetën time. Dhe kjo nuk është e tëra. Edhe pse e urreja matematikën, unë obsesionuar me numra. Numëroja pëlqimet dhe ricicërimat [Twitter]. Jetoja për zërin që e sillte çdo e re kur dikush reagonte në postimet e mia.

E dija mirë që këto gjëra ishin budallallëqe, por edhe tani, më kujtohet se si xhelozoja kur një shoqe e imja merrte më shumë pëlqime nëpër postime sesa unë. Sepse jeta ime varej nga numrat. Dallimi mes numrave të pëlqimeve që merrja unë dhe numrave që merrte shoqëria ime dukej se ishte provë e mjaftueshme se nuk i pëlqeja askujt, transmeton Koha.net.

Ky nuk ishte incidenti i vetëm. Për shumë vjet, mbaja frymën kur postoja në Facebook – përditësoja faqen në pritje të ndonjë njoftimi pasi kështu nuk ndihesha krenare për postimet që bëja.

Në momentet më të këqija, mendoja me veten për arritjet tjera si martesa, promovimi në punë dhe pushimet, jo në aspektin se sa momente të mrekullueshme do të ishin, por sa pëlqime do t’i merrnin. Por e dija se nuk mund të jetoja kështu.

Prandaj në muajin mars të vitit të kaluar, shkarkova gjithë të dhënat e mia në Facebook, fshiva fotografitë në Instagam dhe dola nga Snapchati – madje edhe Twitterin. Kryelartë dola nga bota e lirë prej postimeve dhe fotografive të pafund të fëmijëve të njerëzve.

Që prej asaj dite kanë kaluar 16 muaj dhe ndjehem më e lidhur me botën sesa më parë. Kam bërë më pak selfie, I kam thënë lamtumirë identitetit tim si vajzë që iu përgjigj njëherë Starbucksi në Twitter dhe i thash ç’kemi një versioni të vetes që kërkon momente më të rëndësishme në jetë.

Jeta ime “offline” më ka detyruar që të ndryshojë mënyrën se si të merrem me çështje të ndryshme. Kam zbuluar mënyra të reja për t’u shoqëruar me njerëzit dhe kam pranuar se disa shoqëri kanë qenë të bazuara vetëm në internet, asgjë më shumë.

Natyrisht, bota është e lidhur me mediat sociale dhe mund të jetë e vështirë që të jesh e pranishme në shoqëri pa një llogari në to. Kur unë fshiva llogaritë, do të thoshte humbje e shumë të dhënave në aplikacionin Nike+ Run Club. Humba shumë detaje të studimeve të motrës time në Berlin, të cilat dokumentoheshin në Snapchat. Ka pasur biseda të ashpra me shokët apo familjarët që mendonin se i kam fshirë apo bllokuar në rrjete sociale. Pa përkujtuesin e Facebookut, gati askush nuk e mban mend ditëlindjen time dhe unë ua kthejë favorin duke ua mbajtur mend atyre ditëlindjen.

Për shumë vjet, përdora rrjetet sociale për të gjetur veten dhe nuk e gjeta dot, tentova të caktoja veten – të isha më specifike si dikush i njohur. Ndoshta një ditë mund të rikthehem. Ndoshta jo.

Vendimi për t’u ç’kyçur ka përmirësuar produktivitetin tim në lidhje. Kam mësuar se nuk flas deri në 140 ose 280 shkronja.