Vera e nxehtë me shapka dhe kamerdare, trendi i sezonit

Vera e nxehtë me shapka dhe kamerdare, trendi i sezonit

13 korrik 2018 20:41

Instagrami është ai që na njeh me trendët më të fundit të veshjeve, aksesorëve, grimit, flokëve etj. Dhe, një prej trendëve që presim me padurim çdo verë, përveç rrobave të banjës, është ai i kamerdareve. Çdo vit kemi parë trendë të ndryshëm si flamingo, dounts, flutura, pizza e mjellma.

Por, një stil i ri vjen këtë verë, e që është sa interesant, aq edhe i frikshëm, andaj po bën namin në internet. Kamerdarja arkivol është risia e këtij viti dhe të gjithë kanë mbetur të shokuar.

Një kamerdare ngjyrë rozë, në formën e arkivolit, madje edhe me kapak, është ajo që ndoshta do të shohim këtë vit në plazh. Fotot e kamerdares po qarkullojnë në Instagram, mirëpo ende nuk ka dalë në shitje. Mendohet se çmimi i saj do të jetë 15.000 dollarë.

Mbesim ende te rubrika “Stil”, por kalojmë në diçka tjetër.

Sandalet e sheshta ose shapkat, duket të jenë ideale për verën 2018.

Kur jashtë është shumë nxehtë, të vetmet që mund t’ju ndihmojnë janë pikërisht këto sandale, të cilat janë të rehatshme, të lehta dhe e fundit, por jo nga rëndësia, ato kombinohen bukur me çdo veshje, duke nisur nga ato të plazhit e deri tek ato të qytetit.

Shapkat më “cool” të sezonit janë pikërisht ato më të sheshtat që kemi veshur gjithmonë në plazh ose në pishina. Kjo tendencë që ka lulëzuar kryesisht në vitet ’90, vjen e ridimensionuar nga markat e sportit, të cilat kanë përfshirë në koleksionet e tyre këtë lloj shapke.

A mendoni edhe ju se shapkat janë zgjedhja më e mirë në këto javë super të nxehta? Shapka më ikonike është ajo e sugjeruar nga Adidas ose Nike dhe po e shohim kudo, edhe në rrugë, e madje edhe në rrjetet sociale.

Me çfarë t’i kombinoni?

Xhinset dhe fundet e shkurtra duken të duhurat për t’u kombinuara me një palë sandale të sheshta. Gjithashtu, pantallonat e gjerë treçerekësh dhe fundet në të njëjtin stil, përshtaten shumë bukur me shapkat dhe me to mund të rikrijoni një pamje të freskët dhe verore.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme