Lifestyle

Si të zvogëloni rrezikun e kancerit të prostatës

Një studim i fundit tregon se syneti zvogëlon rrezikun nga prekja e kancerit të prostatës për më shumë se 15 për qind.

Syneti është një zakon fetar për myslimanët dhe hebrenjtë, ndërsa në Amerikë, tre të katërtat e meshkujve bëjnë synetin, por jo për arsye fetare. Në Kanada, janë 30 për qind të meshkujve me syneti dhe në Britani të Madhe vetëm gjashtë për qind e meshkujve për arsye jo-religjioze.

Kjo u vërtetua edhe nga hulumtimi i fundit i udhëhequr nga Jonatan Right nga Qendra e Kërkimit të Kancerit Fred Hachison. Ai shpjegon se kanceri mund të ndikojë në infeksione të ndryshme dhe se sëmundjet e transmetuara seksualisht kontribuojnë në zhvillimin e kancerit të prostatës, transmeton ksp.

Meqë syneti mund të ndihmojë në mbrojtjen kundër infeksionit, Right beson se kjo gjithashtu mund të zvogëlojë rrezikun e zhvillimit të këtij kanceri.

Ky mjek bëri një hulumtim me ekipin e tij, duke përfshirë 3,399 meshkuj, gjysma e të cilëve ishte infektuar me sëmundje malinje. Bazuar në një analizë të gjendjes së tyre shëndetësore si dhe historisë së sëmundjes, ekspertët erdhën në përfundim, i cili përputhet me statistikat. Meshkujt që ishin bërë synet, i ishin nënshtruar kirurgjisë para marrëdhënies së parë seksuale.

Studiuesit besojnë se duke hequr lëkurën, burrat mbrohen nga inflamacion kronik, pasi heq zonën nën të cilën ndodh inflamacioni.

Përndryshe, rezultatet e studimit u botuan në revistën “Cancer”, kështu që diskutimi u debatua nëse djemtë duhet të përfshihen nga kjo ndërhyrje mjekësore. Organizata Botërore e Shëndetësisë, megjithatë, rekomandon që të shkohet në këtë opsion, pasi zvogëlon rrezikun edhe nga sida te meshkujt heteroseksualë.

Vitin e kaluar, shkencëtarët gjithashtu zbuluan se femrat, bashkëshortet dhe vajzat e meshkujve që ishin bërë synet, infektohen më rrallë me papillomavirusin njerëzor (HPV).