Selimi tregon se si mund të ndihmojë në shërimin e diabetit dhe migrenës

Selimi tregon se si mund të ndihmojë në shërimin e diabetit dhe migrenës

19 qershor 2018 20:40

Sëmundjet me të cilat trupi i njeriut nuk ka lindur por i ka fituar gjatë jetës e kanë shërimin brenda vetë trupit të njeriut. Jeton Tony Selimi, trajner i inteligjencës emocionale, në një intervistë për Rubikon të KTV-së, tregoi se si punon me klientët e tij për të gjetur shërimin e shumë sëmundjeve që fitohen. Ndër to Selimi përmendi edhe diabetin e migrenën.

“Nëse ke migrenë, depresion, diabeti, varësi të ndryshme... diçka që krijohet në trupin e njeriut e gjen shërimin në trup sepse zakonisht njerëzit po e kërkojnë shërimin jashtë trupit të vetë”, ka thënë Selimi. “Diabeti në çdo njeri është ndryshe. Unë nuk shëroj, unë i ndihmoj njerëzit ta shërojnë veten. Kur i sheh rrethanat e vendit tonë, ne nuk e kemi edukatën, të shohim çdo kush se çka han”, ka thënë ai duke shpjeguar se shumë prej njerëzve fjalët dhe veprat i kanë krejtësisht të kundërta.

Sipas tij, trajnimi i psikologjisë së njeriut, duke e bërë atë të vetëdijshëm për mënyrën e tij të jetesës dhe të të ushqyerit është shërimi i sëmundjeve, siç tha ai të fituara, e në këtë rast duke specifikuar diabetin.

Selimi përmendi përvojën e tij personale, i cili për gjashtë muaj rresht kishte qenë i pastrehë në rrugët e Londrës dhe për një kohë kishte punuar cdo punë që kishte pasur mundësi ta bënte vetëm që fitonte aq sa të ushqehej. Me këtë, Selimi tha se çdo njeri duhet t’i kushtojë vetes rëndësi dhe kohë, në mënyrë që të arrijë të dalë prej paragjykimeve dhe kufizimeve.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme