Shpiket peceta e cila e di nëse dikush ju ka hedhur drogë në pije

Shpiket peceta e cila e di nëse dikush ju ka hedhur drogë në pije

19 qershor 2018 16:38

Studentja e re amerikane u lodh nga përvojat traumatike të cilat i dëgjonte nga njerëzit rreth vetes, kështu që vendosi të ndërmerrte diçka konkrete.

Studentja Danya Sherman nga Washingtoni vendosi të bëjë diçka vetë për ta parandaluar shfrytëzimin e femrave dhe meshkujve të rinj në klubet ku për një moment nuk e shikojnë pijen e tyre, prandaj në disa raste përfundojnë nën ndikimin e drogave të cilat e lehtësojnë abuzimin. Për shkak të vetive të këtyre drogave, viktimat bëhen të përgjumura, sensitive, të hutuara apo edhe pavetëdije, gjë që i bën ato shënjestra ideale për abuzim seksual. Prandaj, edhe i është dhënë termi për substancat e tilla psikoaktive - "droga për përdhunim", edhe pse nuk bëhet fjalë për vetëm një drogë, transmeton koha.net.

Shpikja e Dany Sherman është peceta e "mençur", e cila i zbulon 26 nga 40 drogat e zakonshme të përdorura për përdhunim. Emërtimi i pecetës është KnoNap (Napkin That Knows). "KnoNap është një pecetë e cila duket si të gjitha të tjerat, por ‘ajo e di’", thotë Danya Sherman.

Pecetat vërtet duken si çdo pecetë normale. I vetmi dallim është se kur e hidhni një pikë të pijes tuaj në cilindo skaj të pecetës, ajo mund të marrë ngjyrë të ndryshme. Nëse është e pranishme ndonjëra nga drogat, gjithsesi.

Grupi i barnave psikoaktive të cilat “i njeh” peceta janë gjithashtu benzodiazepinet e ndryshme, sepse janë një nga gjërat më të njohura të keqpërdorura për joshjen e viktimave potenciale.

Projektin e kësaj studente, e cila u motivua për këtë ide nga eksperienca traumatike e shoqes së saj të ngushtë, aktualisht po e financon universiteti. Në pranverë, Danya planifikon ta fillojë një kampanjë në Kickstarter ashtu që ideja e saj të realizohet në të gjithë botën.

“Shpresoj se e gjithë kjo kampanjë do ta nxisë jo vetëm një nivel më të lartë të vetëdijes shoqërore, por edhe t’i inkurajojë individët që të ndihen më të sigurt dhe të ndihen sikur kanë ndërmarrë diçka për veten e tyre”.

Danya Sherman thekson, gjithashtu, se shpikja e saj është menduar si për femrat ashtu edhe për meshkujt.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme