Diabeti, shenjë e hershme e kancerit të pankreasit

Diabeti, shenjë e hershme e kancerit të pankreasit

18 qershor 2018 20:38

Diabeti është i njohur se dyfishon rrezikun e kancerit pankreatik, por studimi i ri sugjeron nëse jeni diagnostikuar me tipin 2 pas moshës 50-vjeç, mund të jetë një shenjë që tashmë keni sëmundjen vdekjeprurëse.

Më shumë se gjysma ose 52.3 për qind e rasteve të kancerit të pankreasit në mesin e diabetikëve janë tek ata që janë diagnostikuar më pak se tre vjet përpara diagnozës së tyre të kancerit, transmeton Ksp.

Studiuesit sugjerojnë në disa raste që diabeti mund të shkaktohet nga kanceri dhe mund të veprojë si një shenjë e paralajmërimit të hershëm për sëmundjen vrastare.

Ekipi i Universitetit të Kalifornisë Jugore nuk ka spekuluar se pse gjendja mund të jetë një shenjë e kancerit të pankreasit dhe tha se studimi i tyre tregon për lidhjen ndërmjet tyre.

Rreth 3.6 milionë njerëz në Britani të Madhe kanë diabet dhe 90 për qind e rasteve janë të tipit 2, që shpesh lidhet me mbipeshën ose jetën joaktive.

Kancer pankreatik prek rreth 9.600 njerëz në vit dhe më pak se një në dhjetë vetë mbijetojnë pesë vjet pas diagnozës së tyre.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme