Kolla që kurrë nuk pushon, ndjenja e lodhjes dhe humbja e oreksit janë vetëm një pjesë e simptomave që mund të tregojnë kancerin e mushkërive.
Kanceri i mushkërive shfaqet në mënyrë të barabartë tek gratë dhe burrat, dhe rrallë në njerëzit nën moshën 40-vjeçare, transmeton KP.
Këto janë tetë simptomat më të zakonshme të kancerit të mushkërive:
• Kollë që nuk ndalet gjatë kohës
• Ndryshimi i llojit të kollës që keni pasur për një kohë të gjatë
• Mungesa e frymëmarrjes
• Pështymë me shenja gjaku
• Dhimbje në kraharor ose shpatulla
• Humbja e oreksit
• Lodhje
• Humbja e peshës
Simptoma më pak të zakonshme, zakonisht të shoqëruara me forma më të përparuara të sëmundjes, përfshijnë zërin e ngrirë, vështirësinë e gëlltitjes, dhe dhimbjet nën brinjë, kraharor ose sup.
-
18 qershor 2018 20:40
-
Shpërndaje në: