Kuriozitet

Llava në Havai s’ka të ndalur

Pamjet që vijnë nga Instituti amerikan për Studime Gjeologjike tregon një rrjedhje të qëndrueshme të lavës në Ishullin e Madh të Havait, e cila më pas i drejtohet oqeanit.

Instituti e përshkruan lavën, që rrjedh nga një e çarë e vullkanit, si “pambarim” dhe kanalin ku ajo kalon si “të mbushur plot”.

Sipas të dhënave të fundit të Observatorit Vullkanik të Havait, emetimi i gazit si pasojë e shpërthimit vazhdon të jetë shumë i lartë.

Zyrtarët po i lejojnë disa njerëz të kthehen në shtëpitë e tyre dhe e kanë ulur numrin e operacioneve të emergjencës ndërsa lava vazhdon të rrjedhë drejt oqeanit në një rrugë që nuk kërcënon zona të reja.