Sporti më brutal në botë është futbolli tradicional italian “Calcio Fiorentino”

Sporti më brutal në botë është futbolli tradicional italian “Calcio Fiorentino”

13 qershor 2018 21:58

Kupa botërore e FIFA’s është duke u afruar e si duket të gjithë janë të dhënë pas kësaj loje të bukur, ku përfshihen edhe këta njerëz me tatuazhe të Florence’s së Italisë me futbollin ‘alternativ’ të tyre, të quajtur “Calcio Fiorentino”.

Ky sport, mbahet për çdo vit në qytetin italian nga ekipi i Santa Croce deh aty sfidohen goditjet ndaj njëri tjetrit, me to shënohen pikë e çmimi i vetëm i fitores është lavdia, transmeton koha.net.

Kjo ndeshje vjetore ka katër ekipe të cilët përbëhen nga lagje të caktuara, njëra Santa Corce(të kaltrit), Santa Maria Novella (të kuqët), Santo Spirito (të bardhët) e San Giovanni (të gjelbër).

Ndeshja në mes të palëve me 27 lojtarë zgjat 50 minuta, nuk lejohet asnjë zëvendësim edhe nëse ka lëndime dhe në ndeshje shumica e lojtarëve lëndohen.

Kjo lojë për disa është shumë brutale, në mënyrë të veçantë për princin e Francës, Mbreti Henri III i cili e ka shikuar ‘Calcio Stario’ në 1573-ën të cilën e ka quajtur “shumë të vogël për t’u quajtur luftë e shumë brutale për ta quajtur lojë”, transmeton koha.net.

Megjithatë jo edhe aq shumë për shefin e Apple, Tim Cook i cili e shikoi këtë ndeshje gjatë kësaj jave.

 

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme