Kuriozitet

Në vend se në arkivol, varros babain brenda BMW-s 66 mijë dollarësh

Descriptive Text

Një djalë nigerian e ka varrosur babanë e tij, duke e futur trupin e të ndjerit brenda një BMW-je, në vend të një arkivoli.

Djali i pasur, i identifikuar vetëm si Azubuike, humbi babanë e tij, por sipas mediave lokale gjithmonë i kishte premtuar atij një ditë se do të kishte një veturë luksoze, transmeton Shqip raportimet. E teksa i ati vdiq në fshatin e largët Ihiala, Azubuike bleu një BMW 66 mijë dollarë për të varrosur të atin.

Një foto e pabesueshme e shkrepur gjatë funeralit tregon se vetura luksoze u fut brenda një varri gjashtë metra të thellë të hapur me dorë në fshat. Fotoja është bërë virale në mediat sociale.

Sipas NAIJ.com, djali vendosi ta nderonte babanë duke blerë një veturë luksoze për udhëtimin e tij të fundit dhe e vendosi trupin brenda. Vendasit thanë se BMW është e pajisur me Sat Nav për ta ndihmuar të ndjerin të gjejë rrugën e tij drejt portës së parajsës.