NASA: Akullnaja më e madhe po lëviz në drejtim të ujërave të ngrohtë Foto: Ilustrim

NASA: Akullnaja më e madhe po lëviz në drejtim të ujërave të ngrohtë

11 qershor 2018 16:46

Agjencia amerikane për kërkime hapësinore, NASA, bëri të ditur se akullnaja më e madhe në botë ka filluar të lëvizë nga poli i jugut në drejtim të ujërave të ngrohtë.

Bëhet fjalë për një akullnajë me sipërfaqe prej 11.000 kilometrash katrorë, e cila 18 vjet më parë u shkëput nga pllaka e akullt antarktike e Rosit, transmeton Anadolu Agency (AA).

E përditshmja britanike “Daily Mail“ shkruan se videot e stacionit hapësinor ndërkombëtar shfaqin qartë akullnajën gjigante duke lëvizur në drejtim të ishujve South Georgia dhe South Sandwich në jug të Oqeanit Atlantik.

Shkencëtarët supozojnë se akullnaja do të shkrihet me të hyrë në detrat e ngrohtë.

Në 18 vitet e kaluara, ishulli i akullt lundronte i lirë rreth Antartikut, duke përshkuar afër 10.000 kilometra.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme