Kuriozitet

Babai ushtar në Kosovë, e bija e kujton përmes arushit special

Një arush shumë special është bashkuar me një vajzë të vogël, pasi ishte harruar aksidentalisht në një aeroport në Rhode Island të SHBA-së.

Vajza gjashtëvjeçare Paisley Garlisi, me t’u kthyer nga pushimi nuk mund ta gjente askund “Arushin Lucy”.

Ky arush nuk është i zakonshëm. Çdo herë që Garlisi e shtyp atë, ajo dëgjon zërin e incizuar të babait, Chad, një ushtar i Gardës Kombëtare, që aktualisht shërben në Kosovë. Çdo herë që i mungon i ati, ajo e përqafon arushin që i thotë “Tung Paisley, të dua dhe më mungon”.

Një postim nga WBZ për arushin e humbur ishte shpërndarë më shumë se 3000 herë deri në momentin që një punonjës në aeroport e gjeti. Pasi njoftoi WBZ-në, arushi arriti t’i kthehej vajzës.

Garlisi ka thënë se është tejet e lumtur dhe vazhdimisht e përqafonte arushin.