Kuriozitet

Asteroidi hyn në atmosferën e tokës dhe “ndriçon” natën në Afrikën e Jugut

Descriptive Text

Një asteroid me diametër 3 metra ka shpërthyer në atmosferën e tokës. Ngjarja është regjistruar mbrëmjen e së dielës, në qiellin e Afrikës së Jugut.

Ka hyrë në atmosferë me shpejtësi 17 kilometra në sekondë dhe është shpërbërë në një shpërthim të fuqishëm sipër qiellit të Bostvanës, ashtu siç ishte parashikuar nga shkenctarët.

Dimensionet e tij të reduktuara, vlerësuar mes 3 dhe 5 metra të diametrit, nuk kanë krijuar frikë për një përplasje të mundshme me dëme në persona apo material, sikundër ndodhi në shkurt të 2013 me meteorin në Rusi, i cili duke kaluar sipër qytetit shkaktoi një valë që theu xhamat e dritareve.