Kuriozitet

Ushtari amerikan në Kosovë merr pushim për të befasuar të birin e tij gjatë diplomimit

Descriptive Text

Një ushtar amerikan ditë më parë befasoi të birin e tij gjatë ceremonisë së diplomimit nga shkolla e mesme pasi ishte dërguar me mision një vjeçar në Kosovë.

Derisa Tyler Solomon po e merrte diplomën, babai i tij, rreshteri Damon Solomon, u shfaq në fushë, duke ngjallur kështu një përqafim shumë emocional, raporton “ABC 7”.

Të pranishmit në ceremoninë e shkollës Marshfield u habitën dhe dhanë ovacione për babanë dhe të birin.

Më pas, Tyler tha se nuk e kuptonte pse ceremonia ishte ndërprerë pikërisht kur ai merrte diplomën.

“Mendoja, çfarë po ndodh tash, pse u ndal? Duhet të shkoj të ulem”, ka thënë Tyler, ndërsa babai i tij shtoi se “nuk do ta harrojë kurrë fytyrën e habitur të Tylerit”.

“Doja të ndihej mirë sepse e meriton, ka kaluar nëpër shumë periudha, ai e meriton të ketë një njohje nga ana ime”, ka thënë rreshteri Solomon.

Se Solomoni do të kthehej në SHBA nga Kosova ishte habi për të gjithë familjarët.

Tyler ka thënë se babai i tij njihet për vizita të befasishme gjatë 18-vjetëve me Gardën Kombëtare, por kjo ishte më e mira.