Kuriozitet

Fshati i vogël i fshehur brenda Kanionit të Madh

Fshati amerikan Supai është fshati më i largët në 48 shtetet amerikane, dhe e vetmja mënyrë për të arritur atë është me helikopter ose në këmbë.

Diku 5.5 milionë turistë e vizitojnë Kanionin e Madh në Shtetet e bashkuara të Amerikës, por velëm pak prej tyre vërejnë që në të fshihet një fshat i vogël diku 3 mijë metra në thellësi të tij.

Supai është fshati ndër më të vjetrit në botë, dhe fshihet në Kanionin e Madh. E vetmja mënyrë për të mbërritur deri atje është duke ecur 8 milje nëpër shkëmbinjtë, transmeton ksp. Në fakt fshati është shumë i izoluar dhe SHBA-të ende nuk kanë arritur të funksionalizojnë një tren që do ta lidhte atë me botën e përtej Kanionit.

Por për ata që dëshirojnë të largohen nga Route 66 në Peach Springs, të ndjekin një rrugë të shkretë 67 milje në Hilltop Hualapai dhe të ecin poshtë një shkëmbi, do të zbulonin një nga sekretet më sublime të Kaniot të madh: një oazë mahnitëse prej pesë burimesh ujëvarat e vendosura kundër një sfondi gati dy miliardë vjeçar. Ajo është shtëpia e fisit të lashtë amerikan Havasupai, i cili ka jetuar në heshtje brenda një prej shtatë mrekullive natyrore në botë për më shumë se 1.000 vjet, raporton BBC.

{gallery}