Kuriozitet

Plazhet më të mira për këtë verë, sipas Forbes

Pas konsultave me një panel ekspertësh nga e gjithë bota, revista e njohur “Forbes” nxori listën e 8 plazheve më të mira të verës për vitin 2018, e i pari i padiskutueshëm konsiderohet i ashtuquajturi “plazhi rozë” në Flores të Indonezisë.

Emrin nuk e ka marrë më kot. Ngjyrën e mrekullueshme, kësaj zone ia japin miliona fragmente koralesh të vogla të kuqe, të përziera me rërën e bardhë.

Peizazhi idilik është një prej vetëm 7 plazheve rozë të planetit, e famën e fituar prej rërës së rrallë ia shtojnë edhe ujërat e kristaltë.

I dyti renditet ishulli Pass në Filipine. I gjithë vendi njihet për plazhet e tij, por Passi të lë vërtet pa frymë. Ai konsiderohet “mishërimi i parajsës” dhe nuk ka mizeri njerëzish, ndaj kush shkon mund të shijojë një qetësi absolute.

Kalifornia arriti të bëhet pjesë e listës me plazhin e San Onofres, më i miri sipas “Forbes” për të kaluar të gjithë ditën, transmeton tch. Ka çdo gjë që nevojitet, duke nisur nga dushet, vendet e barbekjusë dhe për të apasionuarit nuk mungojnë as dallgët me famë botërore.

Një plazh në Kamerun, Seme ka tërhequr gjithashtu vëmendjen e ekspertëve me rërën e vet vullkanike dhe pemët e kokosit.

Me ujërat e tij të kaltra nuk mbeti pas as “Paje” në Zanzibar, apo “Cayes” në Belize. I shtati është ishulli Phi Phi i Tajlandës, e renditjen e përmbyll Kendrosi në Greqi, një gji i bukur i rrethuar nga kodra që të kujton shumë, në fakt, Jugun tonë.

Image
8. Kendros, Donousa, Greqi
Image
7. Phi Phi Islands, Tajlandë
Image
6. Cayes of Belize, Belize
Image
5. Paje, Zanzibar
Image
4. Seme Beach, Cameroon
Image
3. San Onofre State Beach, Kaliforni
Image
2. Pass Island, Coron, Filipinet
Image
1. Pink Beach, Flores, Indonezi