Kuriozitet

Anulohen fluturimet në Londër për shkak të rrufeve

Aeroporti i Stansted në Londër, ka anuluar, vonuar e shmangur një numër të madh të fluturimeve pas rrufeve e stuhisë së madhe që ndodhi mbrëmë.

Reuters raporton se kanë ndodhur më shumë se 64 mijë vetëtima. Gjatë mbrëmjes së djeshme Britania e Madhe u ndriçua me stuhi, bubullima e pati raportime edhe për përmbytje në disa zona.

Është raportuar gjithashtu edhe për shtëpi të dëmtuara.

Vetëtimat kanë lënë përkohësisht jashtë funksionit edhe sistemin e furnizimit të aeroplanëve me karburant.

Edhe pse sistemi i karburantit është riparuar, udhëtarët u paralajmëruan se do të kenë probleme me udhëtime.