Kuriozitet

Hekurudha e udhëhequr nga fëmijët

Descriptive Text

Një nga kodrat e blerta sipër Budapestit, një linjë hekurudhore funksionon ndërmjet stacioneve të ngulitura thellë në pyjësi. Nuk është njëri prej shërbimeve më të shpejta hekurudhore në botë, ama po që është një prej më tërheqësve.

Njësoj si hekurudhat e tjera, edhe kjo ka zyrat e blerjes së biletave, lokomotivat me naftë, sinjalet, rojat dhe një orar, shkruan CNN, transmeton “Koha Ditore”. Por ndryshe prej të tjerave, kjo udhëhiqet ekskluzivisht prej fëmijëve.

Me uniformat e tyre me ngjyrë të kuqe, të kaltër dhe të bardhë, janë të rinjtë e hekurudhës

Gyermekvasút, e cila e shënon 70-vjetorin e vet më 2018, ata që e kryejnë pjesën më të madhe të punës këtu. Ata i shesin dhe i kontrollojnë biletat, ndërsa i përshëndesin me krenari trenat gjatë largimit të tyre prej stacioneve. E për më tepër, kjo gjë duket sikur i argëton jashtë mase.

Kjo hekurudhë e vogël hungareze i rikujton skenat e një filmi të Wes Andersonit. Por në fakt është thjesht një shikim prapa kah komunizmi, periudhë kjo kur Hungaria, si një shtet satelit i Bashkimit Evropian, e krijoi hekurudhën e pionierëve për t’ua ofruan fëmijëve shansin që ta mësojnë punën ekipore dhe përgjegjësinë. Të miturit kanë punuar në këtë hekurudhë nën mbikëqyrjen e të rriturve... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)