Në ankand tri shishe verë të vitit 1774

Në ankand tri shishe verë të vitit 1774

26 maj 2018 14:06

Mbajtur në një kantinë që prej tetë gjeneratash, bëhet fjalë për shishet më të vjetra të verës në qarkullim.

Tri shishe nga vera e verdhë e Juras, që datojnë që prej vitit 1774, do të dalin në shitje sot, në Lons-le-Saunier.

Këto verëra, të tipit “burgogne”, domethënë me një trup të gjerë dhe një qafë të hollë dhe me një sasi prej 87 centilitrash, përmbajnë verë të verdhë të prodhuar nga vreshtari Anatoile Vercel (1725-1786), përcjell atsh.

Shishet janë ruajtur për më shumë se 200 vjet nga pasardhësit në një hambar të mbyllur dhe me gurë, para se të tërhiqeshin dje në kuadër të shitjes në ankand.

“Dalë nga një vreshtë e krijuar në kohën e Luigjit XV dhe mbledhur në kohën e Luigjit XVI, këto janë shishet e verës më të vjetra në botë në qarkullim”, konfirmoi Brigitte Fenaux, drejtuese e shtëpisë “Jura Encheres” që do të zhvillojë shitjen.

Dy shishe nga i njëjti promocion ishin shitur, në vitin 2011 në Arbois për 57 000 euro dhe në 2012 në Gjenevë për 46 000 franga zvicerane (rreth 38 300 euro).

“Të kesh tre shishe të atij viti dhe të asaj cilësie, është unike”, theksoi Philippe Etievant, menaxher në “Jura Encheres”.

Një degustim i kësaj verë të verdhë u organizua në vitin 1994 në Kështjellën Pecauld, në Arbois, nga 24 profesionistë të verës.

Me ngjyrë të verdhë, me një shije arre, erëzash, kerry, kanelle, vanilje dhe frutash të thata, vera ishte vlerësuar nga testuesit 9,4 nga 10.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme