Mjellma përpjeket të shpëtojë shoqen e mbuluar nga balta

Mjellma përpjeket të shpëtojë shoqen e mbuluar nga balta

26 maj 2018 10:35

Momenti prekës teksa një mjellmë mundohet të shpëtojë dëshpërimisht mikun e saj që të mos fundoset nën baltë është filmuar në Grimsby të Londrës.

Në pamje dallohet që një mjellmë është tërësisht nën baltë, teksa ka jashtë vetëm kokën, transmeton tch.

Pranë saj është afruar një mjellmë tjetër, e cila është munduar ta kapë për qafe dhe ta nxjerrë nga balta ku ishte fundosur.

Mbetet ende e paqartë nëse mjellma shpëtoi apo jo, por videoja ka rikthyer në mediat britanike vëmendjen në këtë zonë të Grisby, i cili herë pas herë përmbytet nga balta, e mbetje të tjera.

 

Komentet

Shto koment

Të ngjashme