Prezantohet tradita japoneze 1500 vjeçare

Prezantohet tradita japoneze 1500 vjeçare

25 maj 2018 08:21

Sot në Muzeun e Kosovës, zhvillohet "Kumihimo Workshop", ku Hoko Tokoro prezanton teknikën tradicionale japoneze të quajtur Kumihimo, për krijimin e gërshetave me ngjyra nga fijet e mëndafshit.

Në Japoni, kjo zeje është trashëguar brez pas brezi për 1500 vjet. Samurajët dikur përdornin Kumihimon për krijimin e brezit për të vendosur armët e tyre, dhe gjithashtu rripin e Kimonos, i cili ishte i thurur nga një kordon sipas mënyrës së artit Kumihimo.

Aktiviteti fillon nga ora 13:30.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme