Kuriozitet

Pulëbardha dëshmon pse njerëzit duhet të hanë ushqimin në vend se ta fotografojnë

Herën tjetër nëse vendosni që akulloren tuaj ta postoni në Instagram, mos harroni se mund t’ju ndodh një gjë e papritur.

Një përdoruese e Twitterit teksa fotografonte akulloren e saj një pulëbardhë ia rrëmbeu, transmeton Koha.net. Kjo gjë e papritur ka ndodhur në Santa Barbara, Kaliforni. Dhe fatmirësisht, ajo shkrepi një fotografi në momentin e duhur.

“Nuk mund të besoj se më ndodhi kjo gjë???? U prehsh në paqe akullorja ime”, shkroi 20 vjeçarja Kridolla në Twitter.

Pas postimit të fotografisë në Twitter, ajo mori shumë komente nga ndjekësit e saj dhe njëra nga ta shkroi: “Kjo ndodhë kur të gjithë fotografojnë ushqimin në vend se ta hanë atë”.