Tarifat rrugore nëpër shtetet e Europës

Tarifat rrugore nëpër shtetet e Europës

23 maj 2018 18:46

Kush udhëton me veturën e tij ose ndonjë automjet tjetër drejt Europës, duhet të përllogarisë edhe taksat rrugore për përdorimin e autostradave, tuneleve ose urave.

Në cilat shtete duhet të paguhen tarifa rrugore dhe sa të larta janë ato taksa, mund ta mësoni në vijim me shtetet të rënditura sipas alfabetit:

Austria

Në Austri vlen sistemi i vinjetave. Automjetet deri 3.5 tonë duhet të paguajnë:
Vinjeta 10 ditore: 9 Euro
Vinjeta dy mujore: 26,20 Euro
Vinjeta vjetore: 87,30 Euro
Gjoba: Nga 120 euro dero 300 euro.

Belgjika

Në autostradat belge paguhet vetëm për automjetet që peshojnë më shumë se 3.5 tonë. Megjithatë në tunelin 1.4 kilometra të gjatë Liefkenshoek në Anvers automjetet ndër 2.75 mera paguajnë 6 euro kesh ose 4,95 me kreditkartë; automjetet me gjatësi mbi 2.75 metra paguajnë 19 euro kesh ose 17,60 euro me kreditkartë. Vinjeta rrugore nuk ka.

Bosnja dhe Hercegovina

A duhet të paguhet në rrugët boshnjake? Po, por vetëm në një autostradë: A1 që lidh Luçanin dhe Joshanirreth

Çmimi: 5,40 BAM respektivisht 2,76 Euro për një veturë të thjeshtë dhe motorë; 10,80 BAM respektivisht 5,52 Euro për furgona të mëdhenj; 16,20 BAM respektivisht 8,29 Euro për automjete (kamionë) me peshë mbi 3.5 tonë.
Bosnja ka kontroll të rreptë të taksave andaj duhet të paguhen patjetër. Përndryshe gjobat arrijnë deri në qindra euro. Vinjeta rrugore nuk ka.

Britania e Madhe

Në Britani paguhet vetëm në magjistralen M6 në veri të Birmingham me këto çmime:
Përdorimi një ditor brenda javës: 6 Euro
Në fundjavë: 5 Euro
Natën: 4 Euro

Gjithashtu ka pagesa për përdorimin e disa urave dhe tuneleve si dhe rrugëve nga Durham dhe në qarkn e Londrës. Përndryshe rrjeti tjetër i rrugëve britanike është falas.

Bullgaria

Në Bullgari sundon ligji i vinjetave. Çmimi për automjetet deri 3.5 tonë është:
Vinjeta ditore: papagesë
7 ditë: 8 Euro
1 muaj: 15 Euro
1 vit: 50 Euro
Gjobat: deri 150 Euro
Përveç kësaj ka pagesa shtesë për tunele, ura ose autostrada të veçanta.

Çekia

Çekia ka të vendosur sistemin e vinjetave dhe atë:
Vinjeta 10 ditore: 13 Euro
Vinjeta mujore: 18 Euro
Vinjeta vjetore: 61 Euro
Gjoba: nga 185 euro e përpjetë.

Danimarka

Në Danimarkë ka dy kabina për pagesë rrugore dhe atë mbi ura, përndryshe në Danimarkë nuk ka pagesa tjera. Kush nuk paguan dënohet me gjobë 80 euro.
Automjetet deri 3,5 tonë paguajnë:
Ura e Storebaelt:
Automjeti 4 deri 6 metra e gjatë: 34 Euro
Automjeti mbi 6 metra: 51 Euro

Ura e Oresund
Automjeti deri 6 metra: 48 Euro
Automjeti më i gjatë se 6 metra: 96 Euro

Estonia

Në Estoni as vendasit dhe as të huajt nuk duhet të paguajnë taksë rrugore.

Finlanda

Edhe Finlanda bën pjesë te shtetet europiane pa vinjeta dhe pa taksë rrugore. Udhëtimi në çdo rrugë është papagesë.

Franca

Në Francë ekzistojnë kabinat për pagesë të autostradave, urave dhe tuneleve dhe çmimi varet nga gjatësia e rrugës dhe e automjetit. Për kilometër çmimi shkon nga 7 deri 15 cent.

Greqia

Mes Selanikut, Patras, Athinës, Tripoli, Korinthit dhe Kalamatës së fundi janë vendosur kabinat e pagesës, si dhe për urat, tunelet. Çmimet sillen nga 4 deri 15 euro.

Hungaria

Në Hungari vlen një rregull strikt i vinjetave. Çmimi për automjete deri 3.5 tonë është:
Vinjeta 10 ditore: rreth 9,50 Euro
Vinjeta mujore: rreth 10 Euro
Vinjeta vjetore: rreth 137 Euro
Gjobar: nga 50 euro e përpjetë

Irlanda

Në Iralndë nuk është e detyrueshme vinjeta, por në shumë rrugë ka kabina për pagesë, siç vijon:

M1 mes Gormanston dhe Monasterboice: 1,90 Euro për automjete deri 3,5 tonë
M3 mes Clonee dhe Dunshaughlin si dhe mes Navan dhe Kells: 2,90 Euro për automjete deri 3,5 tonë
M4 mes Kilcock, Enfield dhe Kinnegad: 2,90 Euro për automjete deri 3,5 tonë
M7 mes Portlaoise dhe Castletown: çmimi i njejtë
M8 mes Portlaoise dhe Cullahill: 1,90 Euro për automjete deri 3,5 tonë
M50 (i ashtuquajturi qarkorja e Dablinit): 3,10 Euro për automjete deri 3,5 tonë
Rruga e shpejtë N6 mes Galway dhe Ballinasloe: 1,90 Euro
Rruga e shpejtë N8 mes Rathcormac dhe Fermoy Bypass: 1,90 Euro për automjete deri 3,5 tonë
Rruga e shpejtë N25 (Waterford City Bypass) 1,90 Euro për automjete deri 3,5 tonë

Megjithatë në Irlandë paguhen ekstra për disa tunele dhe ura. Këtu bëjnë pjesë East Link Toll Bridge në Dublin si dhe tuneli Limerick dhe Dublin Port Tunnel.

Italia

Në Itali sundon ligji i pagesës sipas përdorimit të kilometrave. Në fillim tërhiqet bileta, në fund paguhet. Çmimi është 6 cent për kilometër. Gjithashtu ka pagesa ekstra për tunele, ura. Qendra historike e Romës nuk lejohet për automjete.

Kroacia

Sistem të ngjashëm ka edhe Kroacia ku pagesa bëhet në fillim ose në fund të autostradës. Ka pagesa shtesë për urat, tunelet.

Kosova

Në Kosovë as vendasit dhe as të huajt nuk duhet të paguajnë taksë rrugore. Po edhe për pak vite!

Letonia

Për automjetet deri 3.5 tonë në Letoni nuk ka pagesa dhe as vinjeta. Vetëm se në Kurort Jurmala duhet të paguhet një çmim ekologjik prej 2 eurove.

Lituania

Edhe në vendin baltik Lituani shumica e rrugëve janë falas. Kabina janë vendosur në Nehrung, Neringa. Automjetet deri 3.5 tonë për të shfrytëzuar këtë rrugë paguajnë 5 euro, ndërsa ata që peshojnë më shumë 10 euro.

Luksemburgu

Në vendin e vogël europian nuk ka asnjë çmim taksë rrugore.

Malta

Gjithashtu edhe në ishullin jugor europian nuk ka asnjë taksë rrugore.

Maqedonia

Mbi autostradat M1, M3 dhe M4 paguhet në hyrje ose dalje të autostradës. Çmimi është 5 cent për kilometër.
mes Kumanovës dhe Miladinovci: 2×1 euro për automjete të vogla, deri 2X4 euro për automjete të mëdha.
mes Miladinovci dhe Shkupit: 2×0.80 cent për automjete të vogla deri 2×2.50 euro për automjete të mëdha
mes Shkupit dhe Velesit: 120 denarë (rreth 2 euro) për vetura
mes Shkupit dhe Tetovës: 80 denarë (rreth 1.4 euro) për vetura
mes Tetovës dhe Gostivarit: 60 denarë (rreth 1 euro) për vetura

Së shpejti nga Shkupi deri në Gjevgjeli do ketë pesë pika pagese me çmim rreth 5 euro për vetura dhe rreth 20 euro për kamionë.

Hollandia

Hollandia bën pjesë te vendet me përdorimin e rrugëve falas, përveç përjashtimeve të dy tuneleve
Uesterschelde: 5 Euro për vetura, 2,50 Euro për motorë; mes 7,45 Euro dhe 18,20 Euro për automjete më të mëdha.
Kil-Tunnel (Dordrecht): 2 Euro për automjete, 5 Euro për kamionë.

Norvegjia

Në Norvegji paguhet në të gjitha rrugët dhe secila ka çmimin e saj. Gjithashtu paguhet në autostradat e Bærum, Bergen, Bodø, Førde si dhe në Grenland, Harstad, Haugesdhe, por edhe në Kristiansand, Namsos, Nord-Jæren, Oslo dhe Trondheim. Në Norvegji nuk vlen sistemi i vinjetave.

Polonia

Në Poloni ka disa rrugë ku duhet të paguhet. Për automjetet deri 3,5 tonë vlen:
Udha A1 Gdansk Rusocin drejt Nova Vies: rreth 7 Euro
Udha A2 mes Novy Tomysl dhe Strykov: rreth 3- 4 Euro
Udha A4 mes Katovice dhe Krakov: rreth 1 Euro

Të gjitha rrugat tjera janë papagesë.

Portugalia

Në Portugali ka disa rrugë ku duhet të paguhet në bazë të gjatësisë së saj dhe peshës së veturave.

Rumania

Gjithashtu në Rumani vlen sistemi i vinjetave. Për automjetet deri 3,5 tonë vlen:
Vinjeta 7 ditore: 3 Euro
Vinjeta 30 ditore: 7 Euro
Vinjeta 90 ditore: 13 Euro
Vinjeta vjetore: 28 Euro
Gjoba: 80 Euro

Qipro

Ashtu si në ishujt tjerë edhe Qiproja nuk ka pagesa rrugore. Gjithashtu tunelet dhe urat janë falas.

Suedia

Në Suedi paguhet vetëm në Göteborg dhe Stockholm deri në 3 euro si dhe në urën e Sdhesvall dhe Motala.

Serbia

Në Serbia ka disa pika pagesore dhe atë për veturat deri 3.5 tonë vlen:
Sid drejt Beograd: rreth 3 Euro
Beograd-Nish-Leskovac: rreth 8,50 Euro

Slovakia

Në Slovaki janë të përjashtuar nga pagesa motorët, ndërsa për automjetet vlen sistemi i vinjetave. Për veturat deri 3.5 tonë çmimet janë:
Vinjeta 10 ditore: 10 Euro
Vinjeta një mujore: 14 Euro
Vinjeta vjetore: 50 Euro
Gjoba: nga 80 euro e më lartë

Slovenia

Gjithashtu edhe në Sloveni vlen sistemi i vinjetave. Automjetet deri 3.5 tonë duhet të paguajnë:
Vinjeta 7 ditore: 15 Euro
Vinjeta 1 mujore: 30 Euro
Vinjeta vjetore: 110 Euro
Gjoba: 300 deri 800 Euro, me pagesë të menjëhershme 150 euro

Spanja

Në Spanjë ka shumë autostrada me pagesë dhe atë:
Kufiri F-E/ La Jonquera – Barcelona (AP7): 14,81 Euro
Barcelonë dhe Manresa (C16): 14,47 Euro
Barcelonë dhe Valencia (AP7): 40,11 Euro
Barcelonë dhe Zaragoza (AP7 / AP2): 28,15 Euro
Zaragoza dhe Bilbao (AP68): 28,65 Euro
Çmimet janë për vetura deri 3.5 tonë.

Shqipëria

A duhet të paguhen në Shqipëri tarifë rrugore? Përgjigja është jo – akoma jo. Në Shqipëri nuk ka kabina për të paguar autostradat ose tunelet, pasi të gjitha janë papagesë. Por kjo rregull nuk do zgjasë gjatë, pasi në tunelin e Kalimashit pritet së shpejti të paguhet. Vinjeta rrugore nuk ka.

Turqia

Në Turqi ka një numër të madh të autostradave, tuneleve dhe urave me pagesë (megjithatë të lirë në krahasim me vendet tjera ku paguhet) dhe atë:

udha mes Edrenes dhe Stambollit: kushton rreth 1 Euro
udha nga Stambolli nach Bolu: kushton rreth 2,50 Euro
udha mes Stambollit dhe Ankarasë: kushton rreth 3 Euro
udha mes Cesme dhe Izmir: kushton rreth 40 Cent
udha Izmir drejt Ajdin: kushton rreth 60 Cent.
udha Adana/Ceyhan-Osmaniye-Gaziantep-Nizip-Sanliurfa: kushton rreth 2 Euro
udha mes Iskenderun dhe Ceyhan: kushton rreth 60 Cent
udha mes Nigde dhe Mersin: kushton rreth 2 Euro
Ndërsa ajo e urave dhe tuneleve ka këtë çmim:
Ura e Fatih Sultan Mehmet: rreth 1 Euro
Ura Bogazici: rreth 1 Euro.
Yavuz Sultan Selim Brücke: rreth 2 Euro
Ura e Osman-Gazi: rreth 17 Euro
Tuneli Avrasya: rreth 3 Euro

Zvicër

Në Zvicër ka mundësi vetëm për vinjetë vjetore: rreth 38 euro, e cila vlen për 14 muaj.
Në rast se nuk ka vinjetë të ngjitur në automjet, gjoba arrin deri 200 euro./albinfo.ch

Komentet

Shto koment

Të ngjashme