Kuriozitet

Në Arabinë Saudite, gjobë ose burg kush kundërmon erë të keqe në xhami

Arabia Saudite pritet të gjobisë besimtarët që kundërmojnë erë të keqe në xhami. Ligji është përgatitur nga Këshilli i Shurës, një organ me 150 anëtarë që këshillon Mbretin.

Përveç për kundërmim të keq, dënime parashihen edhe për muzikën me tone të larta pranë xhamive, incizimet me telefon të aksidenteve, pastaj për dukjen e rrobave të brendshme dhe një sërë masash tjera.

Kujt i vjen era e keqe në xhami ose në vende tjera të shenjta, do të gjobitet me 800 dollarë ose me 5 muaj burg. Por që një ligj të jetë i plotfuqishëm në Arabinë Saudite, duhet të kenë nënshkrimin e myftiut dhe mbretit.

Në këtë rast, ligji i kundërmimit në xhami akoma nuk është nënshkruar nga mbreti Salman ibn Abd al-Aziz.